Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shqipëria do pushtohet nga shiu, përmbytje në Itali, Greqia bëhet gati për stuhi dhe breshër

Shqipëria pasdite do të përfshihet nga reshjet e shiut fillimisht në jugperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin ku në zonat malore do ketë reshje dëbore.

Por moti nuk do të përkeqësohet vetëm në Shqipëri. Emergjencat civile në Greqi kanë vendosur alarmin duke qenë në gatishmëri për stuhinë që parashikohet që të godasë vendin fqinj.

Mediat greke shkruajnë se vendi do të përfshihet nga një stuhi me reshje të dendura shiu, breshër, por edhe dëborë. Megjithatë, po sipas medieve në Athinë, moti i keq do të zgjasë vetëm disa orë, mbrëmjen e sotme deri nesër në orët e para të mëngjesit, pasi më pas pritet një përmirësim.

Nga moti i keq nuk po gjen qetësi as Italia. Alarm i kuq në Veneto nga reshjet e dendura të shiut që kanë shkaktuar përmbytje të shumta, por edhe rrëshqitje dherash.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet