Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sekuestrohen 167 doza heroine, arrestohet 27 vjeçari në Tiranë

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi u kap me heroinë.

I arrestuari ndërkohe rezultoi edhe autor i dy vjedhjeve të automjeteve në Qarkun e Tiranës.

Njoftimi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të automjeteve dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, goditën një tjetër rast të paligjshmërisë në fushën e shpërndarjes së drogave të forta dhe të vjedhjes së automjeteve si rezultat e të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M.Q., 27 vjeç, lindur dhe banues në Përrenjas.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.10.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit B.R, si dhe me datë 30.10.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit R.Sh.

Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qera nga ky shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 167 doza me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar ky shtetas.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet