Rama publikon mesazhin e pacientit të shëruar: Kërkoja një pikë në spital, sillnin 5 shishe

Politikë
Rama publikon mesazhin e pacientit të shëruar: Kërkoja një

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar një tjetër mesazh nga një pacient i cili tashmë e ka fituar betejën me koronavirusin. Ai është Kastriot Karabolli, 62-vjeç nga Vlora i cili bën apel që qytetarët të mos neglizhojnë marrjen e shërbimit spitalor në rast se kanë simptoma të COVID. Karabolli thotë se gjatë periudhës që ka qenë i shtruar në spitalin Infektiv është hasur me një shërbim shembullor nga ana e stafit.

“Unë jam Kastriot Karabolli nga qyteti i Vlorës, 62-vjeç. Jam një nga pacientët që kam kaluar koronavirusin. Unë eca 6-7-8 ditë me atë kollën e fortë. Vajta bëra skanerin dhe më doli 70% e prekur mushkëria. Shkova në shtëpi dhe mora 127. Pastaj shkova te spitali COVID1 në Tiranë, Më erdhën mjekë, të paktën 10 veta te koka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Turp të kenë ata që thonë që mjekët nuk të sjellin një pikë. Nëse kërkoje një pikë ujë të vinin 5 shishe. Të thoshe infermier të vinin tre infermierë. Najada Çomo dhe ekipi i saj janë heronj. I përshëndes nga zemra të gjithë se ishte një shërbim i shkëlqyer. Dëgjoj nga këta që thonë që nuk i japin asgjë, Turp të kenë. Populli t’i besojë më shumë mjekëve. Unë them se kjo është një betejë për jetën që duhet ta fitojmë të gjithë së bashkë”, shprehet Karabolli.

VIDEO

ME TE LEXUARAT