Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nesër nisin testet e shpejta për Covid-19 në vendin tonë, ja çfarë duhet të dini

Nesër do të nisë aplikimi i testeve të shpejta për koronavirus në Shqipëri. Por si do të bëhet test i shpejtë dhe ku? Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino shpjegoi dy ditë më parë se testi bëhet kur i sëmuri ka një ngarkesë virale të lartë.

Pra në 5 ditët e para të infektimit. “Nëse kemi një person që do duhet të testohet përtej 5 ditëve të para do bëhet testimi me PCR” tha ajo. Po ashtu, Bino theksoi se ky është një test shumë specifik dhe nuk ka nevojë të përsëritjes së tij për të konfirmuar rezultatin. “Nëse është pozitiv është vërtet pozitiv. Për 30 minuta merret përgjigja. Lehtëson hetim epidemiologjik në kohë reale” tha ajo.

Ndërkohë që i ftuar në studion e Radarit Informativ në ABC me gazetaren Jonida Shehu, mjeku Rexhep Muja shpjegoi të premten procedurën që do të ndiqet, personat që do të testohen dhe ata që përjashtohen nga kjo procedurë.

Muja tha se ata që kanë simptoma duhet të kontaktojnë mjekun e familjes dhe më pas epidemiologët do të kontaktojnë me ta. Ai shpjegoi se fillimisht në Tiranë janë 6 qendra që mund ta kryejnë këtë proces ku pacientët do duhet të shkojnë vetë dhe do të kthehen po vetë në shtëpi, me përjashtim të rasteve me shenja të rënda klinike kur epidemiologu do të shkojë në banesë.

Mjeku deklaroi se me futjen e testeve të shpejta, nga e hëna do fillojnë të realizohen deri në 3000 testime ditore përfshirë këtu edhe PCR duke rritur gjurmueshmërinë e COVID-19. Por si është situata aktualisht në vend?

Në 24 orët e kaluara ministria e Shëndetësisë njoftoi se u bënë 2308 testime, nga ku rezultuan 846 raste të reja me koronavirus dhe 19 pacientë humbën jetën, ndërsa sot te Sanatoriumi kishte fluks.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet