Misteri për Xhulio Prelën: Dikush e spiunoi, kishte fshirë të gjitha mesazhet

Aktualitet
Misteri për Xhulio Prelën: Dikush e spiunoi, kishte fshirë

Vrasja e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, mëngjesin e djeshëm në orën 03:00, është i mbuluar nga misteri. Pistat janë disa, por asgjë konkrete.

Gazetarja e “ABC”-së, Glidona Daci, raporton se pista e konflikteve për shkak të detyrës është zbehur, ndërsa kryesore është ajo për borxhet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Punën e vështirëson akoma më shumë fakti që i riu i fshinte bisedat dhe mesazhet në telefon dhe në momentin që policia e ka hapur celularin e tij në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur asgjë.

Thirrjen e fundit në telefon Prela ka pasur atë të djalit të hallës për të marrë në Rinas mikun e familjes, i cili në dëshminë e tij në polici është shprehur se “i kërkova të më merrte nga aeroporti, pasi ishte ora policore dhe duhej autorizim për të lëvizur”.

Por pikëpyetja e madhe është kush ishte tradh.tari që spiunoi lëvizjet e tij nga shtëpia në Rinas, Shkodër dhe kthimin në Lezhë? Autorët duket se kanë pasur një informator nga brenda që i ka vendosur në dijeni për gjithçka pasi nga mënyra e veprimit nuk bëhet fjalë për amatorë.

Fakti që ndaloi në vendin e ngjarjes kur po kthehej nga Shkodra në Lezhë tregon se ai ndoshta i ka njohur autorët. Megjithatë shpresa është te tabulatet telefonike dhe shenjat e gishtave që janë gjetur në derën e shoferit, që mund të çojë në gjurmët e autorëve.

ME TE LEXUARAT