Mbretëresha Elizabeth do të vaksinohet kundër Covid-19 në javët e ardhshme

Aktualitet
Mbretëresha Elizabeth do të vaksinohet kundër Covid-19 në

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II do të marrë vaksinën Pfizer-BioNTech kundër Covid në javët e ardhshme.

Sipas mediave britanike Mbretëresha 94 vjeçare dhe burri i saj, Princi Philip, 99 vjeç, do të vaksinohen të dy si përparësi për shkak të moshës së tyre dhe jo si trajtim preferencial.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Britania është vendi i parë në botë që i ka dhënë dritën jeshile kësaj vaksine. Të moshuarit dhe kujdestarët e tyre do të jenë të parët që do të vaksinohen si edhe personeli mjekësor i vijës së parë.

Britania ka porositur paraprakisht 40 milion doza të vaksinës në total dhe do të marrë një sasi fillestare prej 800,000 për të filluar javën e ardhshme.

 

ME TE LEXUARAT