Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kosovë/ Arrestohet Indrit Taullai, ish-anëtar i bandës së Durrësit

Policia e Kosovës ka arrestuar Indrit Taullain, një prej ish-anëtarëve të bandës së Durrësit.

Mediat kosovare bëjnë me dije se ai është arrestuar në orën 14:21 në një qendër tregtare në Prizren.

Gjithashtu ato bëjnë me dije se Taullai është futur në territorin kosovar më datë 5 dhjetor.

Taullai është arrestuar edhe më parë si pjesëtar në organizatë kriminale, ndërkohë që në vitin 2017 i shpëtoi burgimit të përjetshëm duke u dënuar me 25 vite burg, por më pas fitoi lirimin me kusht për arsye shëndetësore.

Banda kriminale, me drejtues të perbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 në qytetin bregdetar.

Sipas Ministrisë së Brendshme, “ajo është autore e një sërë vrasjeve te ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet