Hetohen gjurmët e gishtave në makinë dhe vëllai në Angli, vrasësit e efektivit të FNSH-së ikën drejt Milotit
Grupi hetimor ka bërë të ditura detaje të reja në lidhje me ngjarjen e djeshme në Lezhë ku u ekzekutua efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela teksa po kthehej nga Shkodra, pasi mori dhe dërgoi një mik nga Rinasi në drejtim të kryeqendrës së veriut.
Makina e autorëve pas krimit është zhdukur në drejtim të Milotit duke humbur gjurmët. Por policia ka shpresë se autorin mund ta kenë tradhtuar shenjat e gishtave, që janë gjetur në derën e pasagjerit të makinës që po drejtonte efektivi, që dyshohet se janë pikërisht të njërit prej dy personave që e qëlluan për vdekje.
Në pritje të analizave për shenjat e gishtave, sytë janë nga tabulatet telefonike për të zbuluar komunikimet e fundit të efektivit.
Grupi hetimor që është ngritur për zbulimin e autorëve të vrasjes, mëson se Prela i fshinte komunikimet në telefon për të mos lënë gjurmë.
Në pritje të analizave për shenjat e gishtave, sytë janë nga tabulatet telefonike për të zbuluar komunikimet e fundit të efektivit.
Puna në policinë e shtetit, ndonjë konflikt i çastit ose aktiviteti i vëllait në Angli.
Ndërkohë që asgjë me vlerë nuk është zbuluar nga dëshmia e mikut të familjes Prela, që Xhulio mori nga Rinasi dhe dërgoi në Shkodër përpara se të kthehej për në shtëpi në Lezhë ku u ekzekutua.
Ai ka deklaruar se gjatë udhëtimit nuk ka vënë re asnjë shqetësim dhe komunikim ka qenë normal me Prelën./tv abc