Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Atentat në Prishtinë, ekzekutohet një person me armë zjarri

Një person është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e sotme në Prishtinë. Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për media ka konfirmuar vrasjen e një personi në lagjen Dardania.

Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës makine dhe i dyshuari nga mbrapa ka qëlluar me armë zjarri drejt viktimës, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Deri më tani policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialist për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes.

Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik.

Deri më tani policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendndodhjen e tij të dyshuarit me qëllim kapjen e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet