Drejtuesi i Pfizer: Nuk ka garanci që të vaksinuarit nuk e transmetojnë Covid-19

Soft
Drejtuesi i Pfizer: Nuk ka garanci që të vaksinuarit nuk e

Marrja e vaksinës kundër koronavirusit, të paktën e asaj të Pfizer, nuk garanton mostransmetimin e koronavirusit. “Mendoj që është diçka që duhet ekzaminuar. Nuk jemi të sigurt për këtë”, tha CEO i kompanisë amerikane, Albert Bourla, kur u pyet nga gazetari i NBC, Lester Holt, nëse një dozë e vaksinës do të parandalonte infektimin e të tjerëve.

Pfizer ka deklaruar se vaksina e saj është 95% efektive në parandalimin e zhvillimit të Covid-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri, por gjatë analizave, kompania nuk ka mbledhur të dhëna nëse personat vullnetarë që morën vaksinën infektuan të tjerë apo jo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bourla u kritikua kur Pfizer shpalli rezultatet e testimeve të saj për vaksinën, pasi shiti aksione të tij në kompani me vlerë 5,6 milionë dollarë. Por një zëdhënës tha se veprimi ishte pjesë e një plani të miratuar që më parë nga CEO i kompanisë, dhe ai e bën rregullisht këtë gjë. Në total, Bourla shiti 132508 aksione të tij te Pfizer, me vlerë 41,94 dollarë secili.

ME TE LEXUARAT