Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Denoncimi i Salianjit: Skandali me tenderin te Shëndetësia, njëri duhet të arrestohet

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji denoncon një rast sipas tij korruptiv me tenderat në ministrinë e Shëndetësisë. Salianji shkruan se kompaninë që ministria e Shëndetësisë e shpalli fituese në tender, Komisioni i Prokurimit Publik e anuloi duke ia dhënë një tjetër kompanie, Intermed për të njëjtin objekt me vlerë disafish më të lartë.

Salianji thotë se u skualifikuan të gjitha kompanitë me vlera të ulëta dhe u shpall fituese firma me ofertën me të lartë. Përballë kësaj situate, ish-deputeti kërkon që ose duhet te arrestohen anëtarët e komisionit të tenderimit në ministri për dhënien e tenderit një kompanie që rriskon shëndetin e personelit për shkak të mungesës së cilësisë ose duhet të arrestohen anëtarët e KPP-së për shpërdorim të 2.4 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

“Shqipëria në përpjekje të ethshme për të mbijetuar, hajdutet ne perpjekje te ethshme per te perfituar! Ndërkohë që gjithë vendi vuan mungesat e dukshme ne sherbimet shendetesore dhe qytetarët traumatizohen nga mungesat, qeveria vjedh me top dhe pa u shqetesuar nga askush!

Çdo ditë ndodh nga një super skandal, shikoni rastin e fundit të denoncuar prej ditësh! Ministria e Shëndetësisë shpall fitues kompaninë 1 me 1.19 miliard Lekë, KPP e qeverisë anullon vendimin e MSh dhe ja jep tenderin per te njejtin objekt komanisê Intermed me vlerë disafish më të lartë! Rasti është skandaloz dhe lidhjet politike okulte me kupolën e PS gjenden lehtësisht nga hetim i thjeshtë gazetaresk jo më nga prokuroria!

Kompaninë, KPP dhe ministrinë i lidh një fije që në tabulate e gjen sa hap e mbyll sytë! Rasti është kazuz i thjeshtë; ose duhet te arrestohen komisioni i tenderimit në Minisitri për dhënine e tenderit një kompanie që rriskon shëndetin e personelit për shkak të mungesës së cilësisë ose duhet të arrestohet KPP për shpërdorim të 2.4 miliard lek nga taksat e Shqiptarëve. Nderkohë që qytetarët po humbin jetë njerëzore, po rriskojë shëndetin dhe ekonominë qeveria përfiton me hajdutëri” shkruan ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet