Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

COVID-19 shënoi 42 raste në Vlorë/ Infektohen 4 mësues dhe 3 infermierë

Në 24 orët e fundit në qytetin e Vlorës u regjistruan 42 raste të reja. Nga këto raste, 4 ishin mësues, 3 prej të cilëve në fshat dhe një në qytet.

Raste të tjera janë 3 infermierë pranë Qendrës Shëndetësore Vranisht dhe nga ajo nr. 1.2 edukatore në kopshtin nr.3 dhe 1 edukatore në një kopësht në fshatin trevllazër kanë rezultuar gjithashtu pozitivë.

Raste të konfirmuara edhe pranë Policisë Vlorë, 1 rast pranë Sigurimeve Shoqërore ,1 pedagog pranë Universitetit Vlorë dhe nje student.

Gjithashtu koronavirusi ka prekur dhe Kadastrën ku u regjistrua 1 rast. Tjetër rast në Pashaliman dhe 1 nxënës në shkollë publike. Rastet e tjera janë raste kontakti në sektorin privat dhe pensionistë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet