Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bum infektimesh në Spitalin e Beratit, mbyllen përkohësisht Reparti i Kirurgjisë dhe i Urgjencës

4 mjekë e infermierë të prekur me koronavurus. Vijojnë infektimet në bashki, prokurori dhe Burgun e Beratit

Një valë e re infektimesh është regjistruar sot në Spitalin Rajonal të Beratit.

Dy mjekë të Repartit të Kirurgjisë dhe 2 infermiere në Repartin e Urgjencës në këtë spital janë konfirmuar sot “pozitivë” me Covid-19.

Pas shfaqjes së këtyre rasteve brenda Spitalit të Beratit,Inspektoriati i Higjenës ka kryer dezinfektimin dhe mbylljen e përkohshme të dy reparteve, urgjencës dhe kirurgjisë, ndërkohë që mjekët epidemiologë po kryejnë edhe hetimin e rasteve të tyre të kontaktit.

Infektimet kanë vijuar edhe në bashkinë e Beratit,ku sot janë konfirmuar “pozitivë” 2 specialistë, ndërkohë që edhe në Burgun e Beratit një tjetër polic sektori është infektuar me koronavirus.

Edhe në Prokurorinë e Rrethit Berat, një punonjës administrate është konfirmuar sot “pozitiv” me Covid-19. Rasti i sotëm rezulton të jetë rast kontakti me rastet e mëparshme,që janë konfirmuar pozitive në këtë institucion.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet