Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Biden do të rikthehet në marrëveshjen me Iranin

Presidenti i zgjedhur Joe Biden thotë se ai dëshiron që Shtetet e Bashkuara të kthehen në marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015, nëse Teherani rifillon zbatimin e saj.

Por ekspertët thonë se kthimi në paktin bërthamor me Iranin nuk do të jetë i lehtë. Vrasja e shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh në fund të nëntorit rriti tensionet në Lindjen e Mesme dhe kërcënon të komplikojë politikën amerikane ndaj Iranit.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e ka bërë tërheqjen nga kjo marrëveshje dhe fushatën e “presionit maksimal” mbi Teheranin një nga bazat e politikës amerikane ndaj Lindjes së Mesme, duke e quajtur “të butë” diplomacinë e administratës Obama ndaj Teheranit. Ekspertët ndërkohë kanë mendime të ndryshime mbi efekivitetin e fushatës së presionit maksimal. Disa mendojnë se ekipi i ardhshëm i presidentit të zgjedhur, Joe Biden do të ketë një numër përparësish urgjente. Pandemia e koronavirusit dhe Irani ka të ngjarë të jenë ndër çështjet kryesore të administratës së re amerikane.

“Në Uashington çdo gjë që lidhet me Iranin kërkon një mbështetje vërtetë të madhe politike. Prandaj, unë mendoj se ekzistojnë pyetje të arsyeshme mbi atë nëse ekipi i zotit Biden do të duhej të shpenzonte këtë lloj kapitali politik në ditët e para të administratës së re amerikane”, thotë Henry Rome, ekspert i Grupit të Euroazisë.

Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif këtë muaj e quajti administratën Trump “një regjim mashtrues” dhe tha se nëse Joe Biden vendos të ndryshojë kurs dhe të respektojë angazhimin fillestar të Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore, Teherani gjithashtu do ta zbatonte atë plotësisht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet