Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

​19 të vdekur nga Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 468 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (85, 74, 52 vjeç), Prizren 3 raste (91, 76, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (87, 65 vjeç), Ferizaj 2 rast (79, 78 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Gjilan 2 rast (78, 70 vjeç), Drenas 2 rast (78, 73 vjeç), Klinë 1 rast (53 vjeç), Suharekë 1 rast (73 vjeç), Shtërpc 1 rast (74 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 42.805 raste nga 152.677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.106 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 683 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 28.504 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.195.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 227 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 22 raste, Lipjan 21 raste, Gjakovë 20 raste, Prizren 18 raste, Drenas 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjilan 14 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Ferizaj 9 raste, Malishevë 8 raste, Obiliq 8 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Podujevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Dragash 1 rast, Hani i Elezit 1 rast”, thuhet në njoftim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet