Vrau me thikë 7-vjeçaren në Britani, shpallet e pafajshme shqiptarja

Bota
Vrau me thikë 7-vjeçaren në Britani, shpallet e pafajshme

Është shpallur e pafajshme shqiptarja që goditi për vdekje me thikë vajzën shtatë vjeçare në park, para prindërve të saj në park në Ditën e Nënës, pasi prokuroria nuk ofroi prova të tjera dhe tërhoqi akuzën.

Mediat britanike raportojnë se 30 vjeçarja shqiptare, e cila vuan nga skizofrenia paranojake Eltiona Skana, e kishte pranuar vrasjen e 7-vjeçares Emily Jones.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi dëgjoi provat nga një konsulent psikiatër mjeko-ligjor që trajtonte 30-vjeçaren në spitalin e sigurisë së lartë Rampton, Michael Brady QC, i tha gjykatës se nuk kishte asnjë perspektivë reale të një dënimi me akuzën e vrasjes.

Prokuroria kishte pohuar se Skana kishte planifikuar vrasjen, duke blerë një thikë, kishte zgjedhur një viktimë në park dhe ishte fshehur pas gjendjes së saj mendore.

Pas arrestimit të saj, Skana u tha mjekëve: “Ishte me paramendim, unë prita në një park, piketova viktimat, bëra atë që bëra, pastaj u përpoqa të ikja.”

Emily ishte në Queen’s Park në Bolton me babanë e saj Mark Jones pasditen e Ditës së Nënës në 22 Mars.

Vogëlushja po i thërriste nënës së saj, ndërsa po kalonte me vrap një stol parku ku ishte ulur Skana, e vetme dhe e armatosur me një thikë artizanale. Skana u ngrit, kapi Emily dhe i preu fytin para se të ikte.

E pandehura me origjinë nga Shqipëria, u arrestua më vonë sipas Aktit të Shëndetit Mendor.

Në vitin 2017, Skana kishte goditur me thikë nënën e saj dhe në një tjetër incident sulmoi të motrën, ndërsa ishte pranuar në spitalet psikiatrike tri herë. Nga ky vit ajo kishte kryer injeksione të ilaçeve anti-psikotike çdo muaj.

Skana kishte mbërritur në Britaninë e Madhe në vitin 2014, pasi motra e saj pagoi një agjent për ta kontrabanduar atë përmes Italisë dhe Francës, në një kamion. Fillimisht asaj iu refuzua azili, përpara se të merrte leje për të qëndruar në vend.

ME TE LEXUARAT