Trajnimi 24 mijë euro, reagon Ermal Mamaqi: Shihemi në majë të suksesit

Showbiz
Trajnimi 24 mijë euro, reagon Ermal Mamaqi: Shihemi në majë

Komediani Ermal Mamaqi pas kritikave të shumta për paketat e trajnimit të tij me vlerë 24 mijë euro ka reaguar në një shkrim të gjatë, duke sjellë arsyet pse dhe kushton aq paketa e tij.

Në shkrim, Mamaqi shkruan se në trajnim qëllimi kryesor është mbledhja e njerëzve dhe udhëzimi i tyre në rrugën drejt suksesit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai nuk kursen dhe ironinë për të gjitha ata që e kritikuan ndërsa i fton ta ndjekin në majë të suksesit, siç thekson dhe ai vetë.

"Ne Shqiptaret jemi Fantastik.

Nese merresh me droge, ben vrasje, vjedhje, korrupsion per ty thone, "Hallall ja bofte Zoti".

Ama nese mbledh disa njerez dhe ndan me ta se si te tjeret mund te prodhojne sukses, atehere ke bere Blasfemi, dhe do vendosesh ne shenjester.

E para Trajnimi 1 Vit per Sukses kushton 7,890 + Tvsh por Vlen me shume se 39.000 euro(link në bio). Vetem 1 nga Trajnimet e Biznesit qe kam bere kushton mbi 10K.

Eshte nje Pakete me trajnime nga me te ndryshmet dhe perbehet nga disa nga profesionistet e Shitjes, Marketigut, Meditimit dhe Vetezhvillimit. Dhe takimet me mua dhe Profesoret jane cdo jave.

Qesha shume dje me miqte e mi…

Per ju qe nuk e dini, kam mbi 10 vjet qe studioj kete Filozofi te Vetezhvillimit dhe Motivimit.

Jam trajnuar, Certifikuar nga njerez qe jane Autoritet ne kete industri, qe nga Vasil Naci e deri te me te miret e Planetit, si Tony Robbins, Brian Tracy etj.

Uroj te cliroheni nga ky ankth qe ju ka kapur nga kjo qe po bej, pasi duhet te kuptoni qe asgje e keqe nuk do t'ju vije…

Është si të mërzitesh për dikë që mbledh disa pofesor kuzhine dhe ben nje kurs per gatimin.

Ju tregoj nje fakt personal…

Ne te gjithe punet qe kam bere kryesisht artistike kam vendosur gjithmone nje sukses ose rekord dhe gjithmone ne fillim dikush ose te gjithe thone Parrullen : U bo ky…Ky qe ishte kamarier, ose ky qe ishte DJ.

Dhe e thone si te ishte turp. Ne fakt per mua eshte krenari dhe nje nga pikat me te forta qe provoj qe keto formula suksesi qe mesojme, funksionojne.

Dhe në fakt 98% e njerëzve të suksesshëm dhe të pasur vijnë nga 0.

Dikush qe eshte shume i pasur, nuk di si te flase ne publik.

(kete mesojme ne)

Dikush ka shume vlera/aftesi dhe nuk di si t'i shese ose te prodhoje biznes. (kete mesojme ne)

Dikush do te mesoje si ta filloje rrugen e permiresimit. (kete mesojme ne)

Dikush do te mesoje si jete i lumtur me ate qe ka. (kete mesojme ne)

Ju ftoj qe te beheni pjese e Trajnimeve tona te Suksesit per Seancen Falas dhe nese ju pelqen mund te beheni pjese e Trajnimit *Mendo, Ndrysho, Fito* qe do te jete online ne dt 12 dhe 13 Dhjetor.

Nje Trajnim qe ka transformuar jetet e me shume se 2000 Personave.

Shihemi në majë të suksesit."-shkruan Mamaqi.

ME TE LEXUARAT