Trafikonin drogë nga Turqia e Shqipëria, arrestohen në Greqi çifti i bashkëshortëve dhe një shqiptar

Aktualitet
Trafikonin drogë nga Turqia e Shqipëria, arrestohen në Greqi

Disa anëtarë të një bande kriminale ndërkombëtare që trafikonin drogë nga Shqipëria e Turqia për në Greqi janë arrestuar në shtetin fqinj.

Një çift bashkëshortësh grekë dhe një shqiptar u arrestuan nga operacioni i Policisë greke që ka filluar prej ditës së djeshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çifti i bashkëshortëve ishin në krye të roleve të trafikut të drogës, kurse shqiptari 33-vjeçar kishte rol të rëndësishëm në importimin, transportimin, magazinimin dhe trafikimin e drogës në Selanik e Athinë.

Nga kontrollet në një dhomë hoteli në qendër të Selanikut si dhe një apartamenti në Igumenicë u kapën rreth 38 kg marijuanë, mbi 2 kg heroinë apo dhe 2 telegona celularë.

ME TE LEXUARAT