Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“S’kishte probleme”, vrasja e efektivit të FNSH, flet babai: Do priste një mik që vinte nga Anglia

Pas mesnate, efektivi Xhuljano Prela do të humbte jetën si pasojë e një prite që iu bë prej një automjeti, nga ku u qëllua tre herë; një prej plumbave e kapi të riun në trup dhe i shkaktoi vdekjen.

Teksa familja ka hapur dyert e mortit, babi i viktimës, Martin Prela u rrëfye për Top Channel.

“Hëngrëm darkë dhe në 12 të natës më tha do priste një mik të familjes sonë, që vinte nga Anglia. Nuk dyshoj tek ai.

Do ta çonte në Shkodër. Në pesë të mëngjesit më morën në telefon dhe më thanë ka ndodhur diçka. Im bir nuk kishte probleme me askënd, ishte polic prej vitesh. Tani ishte dhe në punë dhe në shkollë për gradë”, shprehet ai.

Xhuljano kishte dalë nga shtëpia e tij, sipas burimeve, pas një telefonate të marrë, ndërsa në autostradë autorët e kanë ndaluar dhe i kanë nxjerrë pistoletën.

26-vjeçari sapo e ka konstatuar është munduar të largohet, por një plumb e ka kapur ne trup.

Automjeti i tij përfundoi në një parcelë aty pranë, gjë e cila bëri që në fillim kjo ngjarje të raportohej si një aksident.

Gjatë kontrolleve në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja dhe një celular.

Prela, me origjinë nga Puka ishte student në Akademinë e Policisë Tiranë në vitin e 3-të.

I ndjeri ka punuar dy vite në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër.

FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet