Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rekord i zi nga COVID, 19 viktima dhe 846 të infektuar nga Covid-19 në 24 orë

Në Shqiperi është shënuar sot një tjetër shifër e lartë viktimash dhe infektimesh te reja nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë kanë humbur 19 persona kanë humbur betejën me virusin.

I lartë është edhe numri i rasteve të reja. Në orët e fundit janë konfirmuar 846 raste pozitivë. Ndërkohë numri i të shëruarëve sot është 312.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 2308 testime në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar të infektuar 846 qytetarë. Rastet pozitive janë konfirmuar 265 në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier, 82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (05 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 846

Të shëruar ne 24 orë 312

Të shtruar në spitale 469

Humbje jete në 24 orë 19

Testime ditore 2.308

Testime totale 201.634

Raste pozitive 42.148

Raste të shëruara 21.286

Raste Aktive 19.973

Humbje jete 889

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10680

Durrës 1375

Elbasan 865

Fier 1541

Korçë 1088

Vlorë 1017

Shkodër 854

Lezhë 726

Berat 653

Kukës 422

Dibër 238

Gjirokastër 514

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet