Sekuestrohet drogë me vlerë 700 mijë euro në Itali, tre shqiptarë në pranga

Aktualitet
Sekuestrohet drogë me vlerë 700 mijë euro në Itali, tre

Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane pasi i është sekuestruar një sasi e madhe droge prej 275 kg hashash dhe marijuanë.

Siç shkruajnë mediat italiane operacioni i policisë në Rimini të Italisë u bë në natën midis 3 dhe 4 dhjetorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tre personat me kombësi shqiptare janë të moshave 26, 35 dhe 39 vjeç.

Bëhet e ditur se nga e gjithë sasia e sekuestruar 165 kilogramë janë hashash i përpunuar, e paketuar me një imazh të Goku, personazh nga seria e famshme e filmave të animuar "Dragon Ball" dhe me kopertinën e një seriali televiziv francez "Validè".

Droga kishte mbërritur në Rimini në bordin e një kamioni dhe ishte parkuar në një depo pastrimi industriale në Spadarolo.

Dy nga subjektet ishin raportuar verën e kaluar për precedentë të drogës dhe kohët e fundit kishin filluar t'i bënin policët të dyshonin për disa lëvizje të çuditshme.

Në fillim, agjentët kapën vetëm njërin nga shqiptarët e përfshirë dhe në një kohë më vonë edhe dy të tjerët, të cilët kishin arritur të iknin në fushat përreth së bashku me korrierin. Ai, transportuesi, arriti të shpëtojë dhe ende është në kërkim.

Po ashtu janë duke u zhvilluar hetimet për të kuptuar se nga vinte ngarkesa e drogës, apo ku u largua kamioni i konfiskuar si dhe makina tjetër. Droga do t'u kishte fituar trafikantëve të paktën 700,000 euro në pasuri të lidhura.

ME TE LEXUARAT