Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rovena Stefa vazhdon sherrin me Arjan Çanin: Lus Zotin ti mbyllet emisioni

Rovena Stefa vazhdon reagimet e revoltuara ndaj komenteve të bëra nga moderatori Arjan Çani disa muaj më parë ku u shpreh se Ballkani ka qenë Helen.

E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV Ora, këngëtarja u shpreh se nuk ishte penduar për fjalët e ashpra drejtuar moderatorit dhe se ajo revoltë nuk ishte thënë në gjaknxehtësi e sipër.

Stefa shkoj më tej, teksa shprehej se i lutej zotit që t’i mbyllej emisioni Çanit.

Ester Bylyku: Sa herë kërkoj për ty në Google, më del edhe emri i Arian Çanit. A mund ta di çfarë ke me të? (qesh)

Rovena Stefa: Jo, unë nuk kam asgjë me Çanin, kam qenë edhe e ftuara e tij. Nuk kam folur vetëm unë për Çanin, kundra deklaratave për helenikët.

Në vende të tjera, për deklarata të tilla, njerëz publik përfundojnë në burg. Foli në një mënyrë të tillë, duke përçmuar vendin, duke përçmuar historinë tonë, dhe kjo më preku, ndaj dhe reagova ashtu.

Rovena Stefa më pas, u shpreh se një person publik, nuk duhet të shprehet në mënyrë të tillë, atij ose duhet t’i mbyllet emisioni ose të marr një gjobë.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse do të shkonte sërish në emisionin ‘Zonë e Lirë’, këngëtarja u përgjigj: Jo, jo, nuk do të shkoj më tek Çani.

E kam mbyllur me Çanin. Unë vetë e kërkova bojkotimin e emisionit. Përderisa e kërkova për të tjerët, normalisht që nuk kam si shkoj unë.

Shpresoj që Zoti t’ia mbyllë sa më shpejt (qesh). Nuk dua të keqen e Çanit, por për atë gjë që ka bërë, ose duhet të mbajë përgjegjësi, ose duhet t’i thotë ‘më fal’ të gjithë shqiptarëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet