Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Polici i FNSH u qëllua nga një automjet tjetër, në momentin e vrasjes po kthehej nga Rinasi

Të tjera detaje mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të kësaj të shtune në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, ku u gjet i vrarë me një plumb në gjoks punonjësi i FNSH-së, Xhuljo Prela, 26-vjeç.

Mësohet se ai ka qenë duke u kthyer nga aeroporti i Rinasit dhe në autostradën Milot – Lezhë është qëlluar nga një automjet tjetër, të cilin policia e ka identifikuar.

Po sipas të njëjtave burime, në vendngjarje janë zbuluar 3 gëzhoja arme zjarri.

I riu nuk njihej si person me probleme, nuk kishte as hasmëri. Dyshimet e para të policisë lidhen me një vrasje për shkak të detyrës.

26 vjeçari Xhulio Prela, banonte Tiranë dhe me origjinë ishte nga Puka. Ai ndiqte studimet në Akademinë e Policisë në vitin e 3-të.

Prela prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër, ndërsa kishte punuar edhe dy vite në Komisariatin Policisë Lezhë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet