Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut, Gramoz Ruçi: Ishte qytetar i denjë i Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, shpreh një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të themeluesit të TV Fax News, Kasem Hysenbelliu.

Në mesazhin e tij, Ruçi thekson se do ta kujtojë e nderojë gjithmonë Hysenbelliun si një qytetar i denjë i Shqipërisë, si një kontribues mendjehapur i konsolidimit të medias së lirë, në shërbim të interesit publik e qytetar.

“Ndaj dhimbjen me nënën, bashkëshorten dhe fëmijët e Kasëmit, në ditën më të rëndë të jetës së tyre.

Kasëm Hysenbelliun do ta kujtojmë e nderojmë përgjithmonë si një qytetar i denjë i Shqipërisë, si një kontribues mendjehapur i konsolidimit të medias së lirë, në shërbim të interesit publik e qytetar, si një sfidant i vështirësive për tiu përkushtuar vendit, shoqërisë dhe qytetarëve. Lamtumirë, Kasem, miku ynë i shtrenjtë!”, shkruan në mesazhin e tij të ngushëllimit Ruçi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet