Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Më çoi në shtëpi, por nuk pranoi të rrinte”, flet shoku i efektivit të vrarë

Personi i cili kishte marre Xhulio Prela ne Rinas ishte mik i vëllait te 26-vjeçarit te cilët jetonin bashke ne Angli.

Report Tv zbardh dëshminë e shokut të Xhulio Prelës, i cili erdhi nga Anglia dhe u nis nga Rinasi drejt Shkodrës më makinën e efektivit të FNSH-së.

Shoku shprehet se gjatë rrugës Xhulio nuk ishte i shqetësuar dhe as nuk foli në telefon. Për shkak të kufizimit të lëvizjes pas orës 22, duke qene se ishte efektiv policie e kishte marre ai përsipër për ta çuar në zonën e Shkodrës.

E ka dërguar në një fshat të Njesisë Administrative Hajmel dhe më pas është kthyer.

Në dëshminë e tij ne polici, ai ka deklaruar se i kishte kërkuar 26-vjeçarit të qëndronte tek banesa e tij, por nuk kishte pranuar.

“Mora Xhulion për shkak se kufizohej lëvizja pas orës 22:00 ai ishte polici dhe mund të lëvizte pas orës 22:00.

I kërkova të qëndronte tek unë, por nuk pranoi. Gjatë rrugës nuk shfaqi ndonjë shqetësim dhe as nuk ka folur në telefon”, ka thënë shoku i tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet