Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Kush ma vrau djalin!” Babai i efektivit të FNSh kërkon drejtësi: “Nuk ngjallet më”

Prej orëve të para të mëngjesit po vazhdojne ende pa rezultat hetimet per vrasjen e oficerit te policise Xhulio Prela. Ishte nipi që i dha babait lajmin se kishte ndodhur diçka me Xhulion.

Fillimisht i kishin thënë se Xhulio ishte aksidentuar por më pas kur ishin afruar tek vendi ku kishte ndodhur ngjarje i treguan të vërtetën.

“Lajmin e ora në 05:00 të mëngjesit nga nipi im. Më thanë që Xhuloi ka bërë aksident por nuk më treguan të vërtetën. Pastaj kur u afruam më thanë që e kanë vrarë”

Në shtëpi janë hapur dyert e mortit, e familja është e shokuar. Ende nuk e besojnë që djali i tyre me të cilin hëngrën darkën të qetë nuk është më.

“Me djalin hëngrëm darkë, ishte i qetë. U zgjua herët e iku në Rinas, mori një mikun e tij që vinte nga jashtë dhe e çoi në Shkodër. Kur u kthye për të ardhur në shtëpi ndodhi ngjarja. Jam i tronditur. Nuk e di nga se ka ardhur. Nuk kemi konflikte dhe as gjak me njeri”, citon ora news deshmine e babait te policit. “

Xhulio ishte i fejuar. Babai, Martin Prela nuk di t’I japë përgjigje pyetjes “Pse?”

“Ndoshta konfliktet janë të punës. Më ka thëne se para 2 vitesh ka pasur një përplasje me dikë në Lezhë sepse djali ka zbatuar ligjin. Nga kjo kërkoi transferim në Shkoder. Mbase është ky konflikt nuk e di.”

Nga kolegët e djalit kërkon vetëm një gjë. Të zbulohen autorët.

I bëj apel policisë ta gjejë kush ma vrau. Ai nuk ngjallet më, por është lehtesim për mua”

Efektivi I FNSH-së, Xhulio Prela u gjet i vrarë rreth orës 02:40 të mëngjesit të 5 dhjetorit, në superstradën Milot – Rrëshen

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet