Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Katër javë në koma, 27-vjeçari shqiptar mposht Covid-19: Fillon një jetë e dytë për mua

Albi Bami, 27-vjeçari shqiptar i cili është kuruar ndaj Covid-19 në Gjermani, fiton betejën me virusin.

Mediat e huaja shkruajnë se ai nuk ka pasur sëmundje të tjera, por i prekur nga Covid-19 gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Bami u transferua në spitalin “Winterberg”, në Gjermani ku edhe qëndroi për një muaj, ndërsa qëndroi për katër javë në terapinë e kujdesit intensiv.

Nikolaus Graf, mjek i kujdesit intensiv, tha se 27-vjeçari kaloi një periudhë të rëndë të sëmundjes edhe pse një pacient i ri në moshë, shkruajnë mediat e huaja.

Vetë i riu shqiptar është shprehur se për të fillon një jetë e dytë pas betejës me COVID-19.

“Tani fillon jeta ime e dytë. Tani dua si një foshnje të mësoj sa më shumë. Kujtoj që për shkak se gjendja ime shëndetësore u vështirësua prej koronavirusit, tashmë ndjehem edhe i dobët, duke ndjerë dobësi muskulore”, shprehet ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet