Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Ju e bëtë të pasur”, paketa 24 mijë euro, gazetari reagon për kritikat ndaj Ermal Mamaqit

Shkruan Mentor Kikia

Mbi histerinë kundër Ermal Mamaqit
Fillimisht e mora për një nga ato shakatë e zakonshme të Ermali Mamaqit, ofertën e tij për kurs “Kariere, Biznes dhe Jetë”, pra si të bëhesh i suksesshëm. Pas lumit të akuza-fyerje-sharjeve në rrjet, dhe pasi lexova edhe reagimin e Ermalit, kuptova se ky ishte një projekt serioz i tij. Personalisht, unë nuk mendoj se Ermali ka kapacitetin dhe mundësinë të ofrojë ndonjë ”trajnim” për suksesin dhe karrierën. Por kjo nuk mjafton që unë ta shaj e fyej Ermalin. Dhe, mbi të gjitha, shumica e atyre që shajnë, me karrierë mund të kuptojnë të bëhesh patjetër drejtor apo ministër. Ermali mund të mos ketë këtë parasysh. Por mund ti mësojë ata të bëhen pikërisht si Ermali.

Dhe tani kam dy fjalë me ju që e shatë dhe “mallkuat”.
Ermali është një njeri i suksesshëm. Dhe të tille e keni bërë ju.
Ai sot ka një biznes, një blog, me afro 2 milion ndjekës. Aty publikon lajme, barcoleta, gallata, reklama që i japin para. Dhe këtë ia bëtë ju, duke i bërë “Like” faqes së tij.
Ai sot është i famshëm, dhe të tillë e bënë shqiptarët që e ndjekin.
Mua nuk më pëlqen humori i Ermalit, por shumicës së shqiptarëve po.
Mos nuk më pëlqen blogu i Ermalit, por shumicës së shqiptarëve po.
Unë nuk i lexoj ato që Ermali publikon, por shumica e shqiptarëve po.

Ermali kishte një program televiziv, që ishte super i ndjekur, edhe pse mua s’më tërhiqte.
Me po këtë logjikë, sot shahen e kritikohen programe televizive, për mendimin tim pa asnjë vlerë për shoqërinë, përkundrazi, mbushur me antivlera. Por ato janë më të ndjekurit sot në treg, po nga kjo shoqëri.
Atëherë, c’faj ka Ermali, që një ditë mendoi t’ua mësojë edhe të tjerëve se si të bëhen të pasur e të famshëm pa qenë me diploma, mastera e doktoratura?

Ata që kanë bërë shkolla të mëncura fort, u zemëruan që Ermali jo vetëm është pasuruar vetë me lloqe, por do japka edhe leksione tashmë. Edhe pse nuk ka bërë shkolla në Angli e Amerikë.
Po Kim Kardashian ka mbaruar gjë në Harward? Edhe ajo ka një blog me 192 milion ndjekës dhe që fiton dhjetra miliona Dollarë cdo vit, vetëm duke ekspozuar aty të pasmet e të parmet, sipas vaftit. Edhe ajo u jep leksione grave se si të vishen, si të zhvishen, si të zbukurojnë me silikonë të pasmet, buzët dhe gjokset.

Përse nuk e sulmojnë harvardistët atë, meqë ata mund të kenë ende kredinë e shtëpisë duke paguar?
Jo zotërinj!

Nëse Ermali është një “idojt”, i pasur dhe i famshëm, atë e kanë bërë pikërisht 2 milion shqiptarët që edhe e shajnë. Dhe mbi të gjitha, ai nuk u bë i pasur dhe i famshëm duke vjedhur pasuritë tona publike.

Nëse Ermalit i është tekur të japë këshilla se si një “idjot” tjetër të bëhet i pasur, le ta bëjë. Mund të ketë vërtet idjotë që mund ta besojnë. Kjo është ekonomi tregu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet