Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ishte me kurim në Turqi, koronavirusi merr jetën e pronarit të Fax News, Kasem Hysenbelliu

Ka ndërruar jetë në Turqi aksioneri i Fax News, Kasem Hysenbelliu. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në spital atje për shkak të koronavirusit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’ia dalë.

Lajmin e ka bërë me dije nipi i tij, Fatmir Hysenbelliu përmes një postimi në Facebook. “Zemërthyer nga ky lajm.

Gjithmonë do të kujtoj me buzëqeshjen tënde. Prehu në paqe xhaxhi”, shkruan Fatmir Hysenbelliu.

Hysenbelliu ishte aksioner i televizionit Fax News. Më herët ka qenë drejtor i përgjithshëm i News 24, Balkanweb dhe Gazeta shqiptare.

Po ashtu, Kasem Hysenbelliu ka drejtuar dhe gazetat Panorama dhe Panorama Sport.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet