Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Haradinaj: Votimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabim i Thaçit, Veselit dhe PDK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka cilësuar si të gabuar votimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës.

Në një intervistë për Ora News, ka thënë se këtë gjykatë, sipas tij, AAK në atë kohë s’e ka votuar, pasi që siç ka thënë Haradinaj, e njëjta do të duhej të ndodhej në Kosovë dhe jo në Hagë.

“Po, ka qenë gabim votimi i kësaj gjykate. AAK s’e ka votuar atë. Jemi zotu për me u zbardhur e vërteta, kemi kërkuar që ajo gjykatë të jetë në Kosovë.

Votimi i saj ka qenë gabim i Thaçit, Veselit dhe PDK-së, pasi ata kanë pranuar me votu këtë gjykatë që ka shprehur direkt mos-besim në gjyqësor dhe shtetin e Kosovës dhe për çka është zhvendosur jashtë vendit.

Kosova ka mundur të votojë një gjykatë të tillë, por vetëm në Kosovë. Udhëheqësit atëherë u dorëzuan gabim”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se kjo gjykatë s’duhet të luftohet politikisht, derisa ka shtuar se s’i frikësohet asaj.Haradinaj ka thënë se Kosova është viktimë në këtë rast, teksa ka deklaruar se UÇK-ja s’ka kryer krime.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet