Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Grabitet me dhunë 30-vjeçari në Korçë

Një grabitje ka ndodhur sot rreth orës 08: 25, në qytetin e Korçës ku dy shtetas kanë grabitur me dhunë një çantë dore të shtetasit E.R, 30 vjeç.

Brenda çantës 30-vjeçari kishte një sasi lekësh, autorët e grabitjes janë larguar me shpejtësi.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2020, rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, dy shtetas të paidentifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet