Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Emri/ Ekzekutohet me armë zjarri efektivi i FNSH në Shkodër, çfarë thotë policia

Ekzekutohet me armë zjarri në Lezhë 26 vjeçari Xhuljo Prela, punonjës Policie i FNSH Shkodër.

Të dhënat e para policore bëjnë me dije se trupi i pajetë i tij u konstatua në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush.

Policia u telefonua fillimisht se mjeti i tij kishte humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga.

Polici i vrarë në Lezhë ka vetëm 1 plumb në gjoks. Mësohet se ai punonte tek FNSH dhe kishte nisur studimet Bacelor tek Akademia e Sigurisë për të marrë gradën oficer.

Për zbardhjen e plotë ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkwagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet