Efektivi I FNSH vdiq nga një plumb në zemër, shoqërohen në polici 15 persona

Aktualitet
Efektivi I FNSH vdiq nga një plumb në zemër, shoqërohen

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela në Lezhë.

Mësohet se Prela po kthehej nga Rinasi në momentin e vrasjes pasi kishte çuar në aeroport disa familjarë.

Deri më tani janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 15 persona. Dyshohet se Prela është qëlluar me një pistoletë tip “TT”.

Bëhet me dije xhami i përparmë i makinës në anën e pasagjerit është konstatuar i hapur, duke hedhur dyshime se viktima mund të jetë takuar me autorin e vrasjes, pasi gjuajtja ka qenë shumë afër.

Sipas burimeve bëhet me dije se drejt të riut është qëlluar me 3 plumba të llojit pistoletë, ndërsa një plumb në zemër i ka marrë jetën 26-vjeçarit.

Xhulio Prela 26-vjeç , u ekzekutua mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor, Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Gajush.

ME TE LEXUARAT