Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bie niveli i infektimeve në Greqi, por vatrat aktive mbeten ende të shumta

Shkalla e transmetimit të koronavirusit të ri në qendrat e mëdha urbane mbetet e ulët, deklaroi profesori i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Athinës, Gkikas Magiorkinis gjatë një konferencë të drejtpërdrejtë mbi përparimin e pandemisë në Greqi.

Magiorkinis, një anëtar i komitetit të ekspertëve të Ministrisë greke të Shëndetësisë, paralajmëron, megjithatë, se rastet aktive janë ende shumë të larta, megjithë një rënie të infeksioneve të reja prej 15-20% në Athinë dhe 20-22 % në Selanik.

Rastet aktive janë konfirmuar infeksione që ende nuk kanë përfunduar ciklin 14-ditor të izolimit në shtëpi.

”Ekziston gjithashtu një ulje e lehtë e infeksioneve të reja tek njerëzit e moshës 65 vjeç e lart. Një ulje në numrat e sëmundshmërisë, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se javën e kaluar”, shtoi ai.

Magiorkinis i bëri thirrje publikut që të jetë jashtëzakonisht i vëmendshëm, veçanërisht banorët e qyteteve dhe fshatrave.

”Fakti që ata nuk jetojnë në qytete të mëdha nuk do të thotë që virusi nuk do t’i prekë”, tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet