Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Siguria” miraton ligjin për mbajtjen e armëve, ndryshojnë rregullat për marrjen e autorizimit

Komisioni i Sigurisë ka miratuar projektligjin e armëve. Nje nga ndryshimet ne projektligj eshte ai i ndalimit te marrjes së lejes për armë zjarri për të gjithë personat nën 25 vjeç.

Sipas ketij vebdimi janë përjashtuar nga përdorimi i armëve edhe personat mbi 70-vjeç.

Por neni 38 i këtij projektligji sqaron se autorizimet për mbajtje arme, të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, për personat mbi 70 vjeç, janë të vlefshme deri në përfundimin e afatit të përcaktuar.

Personat e dënuar si dhe individët e skeduar për akte dhune nuk kane te drejte te pajisen me leje per te marre ne perdorim arme zjarri.

Autorizimi lëshohet nga drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit me afat 5-vjeçar, sipas formatit të miratuar dhe kundrejt pagesës së tarifës.

Me ndryshimet ligjore, ndalohet mbajtja me leje dhe pa leje, përveç ushtrisë dhe policise e armëve të zjarrit automatike, që mbushen automatikisht sa herë që shkrepet fisheku. Ndërsa personat fizikë për nevoja të sigurisë së tyre kanë të drejtë të pajisen vetëm me një armë zjarri të shkurtër gjysmëautomatike dhe me 50 fishekë për armë.

Ligji i ri që pritet të miratohet ne parlament parashikon se të gjithë qytetarët që plotësojnë kushtet, mund të mbajnë armë zjarri të ndryshme si pistoleta, çifte për gjah apo dhe armë të tjera që nuk klasifikohet si municione të rënda.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet