Shifrat e larta të viktimave nga COVID-19, Greqia përgatit varre të veçanta në Selanik e Atika

Kosovë&Rajon
Shifrat e larta të viktimave nga COVID-19, Greqia përgatit varre

GREQI

Shifrat e larta të viktimave nga COVID-19 kanë detyruar Greqinë që të hapë varreza të veçanta për personat që kanë vdekur nga koronavirusi.

Në Selanik tashmë janë gati në Thermi dhe Evosmos, teksa edhe rajoni më i madh Atika po përgatit varret e veçanta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk bëhet fjalë për një zonë të veçantë, por brenda zonës së varrezave aktuale për gjithë qytetarët do të ketë një ndarëse mes atyre aktuale dhe varrezave të sapohapura vetëm për qytetarët që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Në Atika, varret janë në Varis-Voulas-Vouliagmenis dhe kostoja e projektit shkon në 75 mijë euro teksa përfundon në fillim të javës që vjen.

ME TE LEXUARAT