Shifra të larta infektimesh me Covid-19 në Vlorë, 49 të prekur në 24 orë

Aktualitet
Shifra të larta infektimesh me Covid-19 në Vlorë, 49 të

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 49 raste të reja në Vlorë.

Bëhet me dije se katër raste janë konfirmuar pranë Sigurimeve Shoqërore Vlorë. Të infektuar po ashtu kanë rezultuar edhe pesë mësues ne qytet, një në fshat dhe një kopshti 3, dy nxënës në dy shkolla jo publike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy raste janë infermierë në qendrat shëndetësore dhe dy në Vlorë. Një rast është konfirmuar pranë gjykatës administrative Vlorë dhe 1 rast pozitiv ka rezultuar një punonjës parkimi në spital.

Një rast është evidentuar pranë tatimeve në njësisë Administrative Novoselë, 4 raste në fasoneri. Ndërkaq, rastet e tjera janë kontakte, pensionistë dhe familjarë e biznes privat.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë në nivele shqetësuese. Vetëm në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë njoftoi 801 raste të reja dhe 18 humbje jete.

ME TE LEXUARAT