Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rritet numri i të infektuarve dhe viktimave në Maqedoninë e Veriut

Stuata e pandemisë vijon të jetë në nivele shqetësuese në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 30 viktima dhe 1100 raste të reja me Covid-19.

Gjithsej janë bërë 2824 teste. Viktimat janë të moshës nga 52 deri në 85 vjeçare. Në 24 orët e fundit janë shënuar 585 pacientë të shëruar.

Sa i përket rasteve të reja, më shumë raste respektivisht 439 janë regjistruar në Shkup, në Manastir 73, Gostivar 68, Tetovë 58, Kumanovë 56, Prilep 52, Shtip 42, Ohër 32.

Numri i rasteve aktive në mbarë vendin ka mbërritur në 22 212.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet