Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama: Drejtimi i OSBE-së mision i përmbushur, Shqipëria doli më e respektuar

Kreu i qeverisë Edi Rama e quan mision të përmbushur presidencën e OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020.

Ai ka ndarë disa foto në rrjetet sociale nga aktiviteti ku mbajti fjalën përmbyllëse në Ministerialin e kësaj organizate, pas zgjedhjes së krerëve ekzekutivë.

Rama shkruan se pas kësaj eksperience Shqipëria del më e fortë dhe më e respektuar ndërkombëtarisht.

“Mision i përmbushur prej ku Shqipëria del më e fortë dhe më e respektuar ndërkombëtarisht”, shkruan Rama.

Gjatë fjalës së tij, duke iu referuar konflikteve si në Bjellorusi dhe Ukrainë, Rama foli për përçarje dhe kërkoi që të lihet pas krahëve qëndrimi i luftës së ftohtë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet