Plagosi 43-vjeçarin në sy të fëmijëve pas konfliktit për pronën, gjykata lë në burg autorin

Aktualitet
Plagosi 43-vjeçarin në sy të fëmijëve pas konfliktit

Gjykata e Lezhës ka vendosur arrest me burg për Gjergj Gjinin i cili pak ditë më parë plagosi me armë zjarri Hil Gjinin në fshatin Balldre të Lezhës.

Konflikti ka ndodhur në sy të 4 fëmijëve së Hilë Gjinit, pasi ky i fundit po i çonte për në shkollë. Dy prej fëmijëve, një nga ata me vonesë të folurit kanë qëndruar në makinë, kurse dy të tjerët me mamanë kanë bllokuar 69-vjeçarin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Plagosja është kryer me një pushkë, armë kjo që është sekuestruar nga policia.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi për motive pronësie.

Hilë Gjini dje në një intervistë ekskluzive gjersa ishte në spital, në emisionin “Shqipëria Live” tha se nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë.

“Nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë”, tha ai. Kurse gazetari i asaj zone Gjergji tha se autori është person problematik dhe se policia ka qenë në shtëpinë e tij 10 herë.

“Ai është njohur si personazh problematik, s’mund të themi që është kërcënim real për banorët por që ka pasur disa probleme me fqinjët dhe policia ka qenë shumë herë në shtëpinë e tij. Ka një akuzë ndaj Gjin Gjinit për vrasje me paramendim, fakti që ndodheshin në makinë 4 fëmijë e bën situatën më keq”, tha Gjergji në lidhje live me emisionin.

ME TE LEXUARAT