Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përballja Tirana-Partizani në “Air Albania”, presion në fushë por pa gola

Në një derbi pa tifozë, me foni të improvizuar dhe me një terren të rënduar, bëri që sfida më e rëndësishme e futbollit shqiptarë të ishte nën nivel, pak emocione dhe shumë pak raste për shënim, të paktën në 45 minutat e para.

Dy ekipet e kishin shumë të vështirë të luanin një futboll të rrjedhshëm, e kishin akoma më të vështirë të bën qoftë dhe dy pasime me topin poshtë.

Të vetmet raste të rrezikshme erdhën nga goditjet standarde, apo goditje sporadike nga distanca. Frika për të mos gabuar në një ndeshje kaq delikate, bëri që dy ekipet të shihnin shumë pak përpara, rasti i parë, nëse mund të quhet i tillë ishte një goditje e Tolit nga distanca, me Hoxhën që kontrolli në pozicion.

Rasti më pastër në fraksionin e parë shkoi për Partizanin, me Bardhin që në minutën e 25-të me kokë devijoj topin në kuadrat por Bekaj i vëmendshëm largoi në këndore.

TIRANA-PARTIZANI 0-0

TIRANA: Bekaj – Vangjeli, Najdovksi, Hoxhallari – Toshevski, Toli, Batha, Ismajlgeci – Danso, Torassa, Muçi. Trajner: Nevil Dede

PARTIZANI: Hoxha – Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj – Kote, Broja, Bardhi – Solomon, Mala, Cardoso. Trajner: Ilir Daja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet