Nesër nis vaksinimi masiv në Rusi, ja kush do ta marrin të parët ”Sputnik V”

Soft
Nesër nis vaksinimi masiv në Rusi, ja kush do ta marrin të

Në Moskë prej ditësh së nesërme do të nisë fushata e vaksinimit masiv kundër koronaviusit. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit rus Serghei Sobyanin me anë të një njoftimi në blogun e tij.

“Në koordinim me qeverinë, ne fillojmë të ofrojmë takime në internet për punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe punonjësve të shërbimeve sociale në qytet nga dita e nesërme,” tha Sobyanin.

“Lista (se kush mund të vaksinohet) do të zgjerohet në javët e ardhshme kur të mbërrijnë grupe të reja të vaksinës. Qendrat e vaksinimit do të hapen në 5 Dhjetor,” tha Sobyanin.

Sipas studiuesve të Institutit Gamaleya, që ka punuar për vaksinën ruse, ”Sputnik V”, ajo është 91,4% efektive, bazuar tek të dhënat e marra nga personat 28 ditë pas dozës së parë dhe 7 ditë pas dozës së dytë.

Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 28 145 raste të reja me Covid, numri më i lartë që prej nisjes së pandemisë sipas të dhënave të qendrës operative anticovid.

Të infektuarit deri tani në Rusi janë 2.375.546 persona. Ndërsa të vdekurit në 24 orët e fundit janë 554, duke e çuar në 41.607 numrin total të viktimave.

ME TE LEXUARAT