Mijëra euro për një kurs/ Gazetari i përvishet Ermal Mamaqit: Shkoi 2020-ta, të shtrëngohemi edhe pak

Showbiz

Gazetari Berat Buzhala i është bashkuar reagimeve në rrjet pas publikimit të shifrave për pagesën e kursit të “suksesit” nga aktori Ermal Mamaqi.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Buzhala thotë se paketa i është dukur interesante, e sidomos pika e tretë, ajo e drekës me milionerët shqiptarë, ku siç thotë ai “gallatë do të ishte të dilnin Blerim Devolli dhe Shefqet Kastrati, por jo Jeff Bezosi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë thotë ai, dhe iu bën thirrje ndjekësve të tij të presin, pasi dhe 30 ditë dhe 2020 merr fund, e bashkë me të dhe habitë.

POSTIMI I PLOTË I BERAT BUZHALËS:

Keto dy drekat e punes, qe qenkan pjese e paketes, a i paguan Ermali a i paguajme ne qe deshirojme ta blejme kete oferte interesante?

Edhe a dihet cka ka me pase per dreke?

Gjithashtu kjo pika e trete po me josh tej mase. Cka ish kane fore me me dale ne takim Blerim Devolli e Shefqet Kastrati. Tybe e 700 tybe Jeff Bezosi nuk ka me kane aty.

Pika e pare pak problematike. Mos eshte shume bre 24 takime virtuale, plus qe zgjasin 1-2 ore. Cka flasim per dy ore Ermal? Me i bo bashke une 50 ore nuk flas me krejt popullaten brenda nje viti, e le mo me nje njeri.

Pika e peste shume interesante. Me e planifiku te ardhmen. Po me doket qe po e shoh veten ne zoom me Ermalin: Qysh po ia bojme per te ardhmen, a ki ide?

Me me ngu mu e nderprene qat emision krejt, cka po te doket si ide? Jo zoti Berat kjo ka te beje me ty, une duhet me ta planifiku ty te ardhmen. Qy, qy.

Pika e tete, grup ekskluziv ne Facebook

Shkoi – shkoi 2020, kane mbete ma pak se 30 dite. Le te shtrengohemi edhe pak. S’kemi cka me bo.

ME TE LEXUARAT