Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Merrte ryshfet për të mos ushtruar kontrolle, SPAK çon në gjyq ish-kreun e Tatimeve Korçë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet duke dërguar në gjyq me akuzën e korrupsionit ish-drejtorin e drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshin ish punonjës në drejtorinë rajonale Tatimore Korçë.

SPAK deklaron se të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale me qëllim për të mos ushtruar kontrolle tatimore te subjektet private që ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Korçës.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal nr.213 viti 2020, në ngarkim të të pandehurit Thoma Tontonozi ish Drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë dhe Stjuart Bardhoshi ish punonjës në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, të pandehurit Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera u provua se të pandehurit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të parregullta, me qëllim për të mos ushtruar kontrolle tatimore te subjektet private që ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Korçës.

Në datën 04.11.2020 çështja penale në ngarkim të të pandehurve Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” njofton SPAK. Drejtori i Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi u arrestuan në 27 gusht të këtij viti pas provave që siguroi SPAK.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet