Mbi 6 milionë euro drogë nga Shqipëria, arrestohen 7 shqiptarët në Greqi

Aktualitet
Mbi 6 milionë euro drogë nga Shqipëria, arrestohen 7

Shtate shqiptare rane ne pranga gjate nje aksioni te kryer nga Departamenti i Antidrogës në policinë e Athinës në bashkëpunim me nëndrejtorinë e antidrogës në Selanik, atë në Patra dhe me zyrën e DEA-s në Ambasadën Amerikane. Sipas autoriteteve, ky operacion ka asgjësuar një organizatë kriminale që trafikonte dhe shpërndante lëndë narkotike dhe kultivonte kanabisin hidroponik .

Gjatë operacionit janë arrestuar tetë persona , shtatë shtetas shqiptare dhe një gjerman ,ndërsa është lëshuar urdhër arresti për shtatë të tjerë pasi është zbuluar edhe një laborator profesional i organizuar dhe i pajisur plotësisht për kultivimin e kanabisit hidroponik , në një shtëpi në një zonë rurale të shkretë ne Avlona të periferisë së Atikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu janë konfiskuar ndër të tjera, 1,800 fidanë hidroponikë të kanabisit, më shumë se një kilogram kokainë dhe 44,3 kg kanabis sativa.

Operacioni është zhvilluar në kontekstin e një hetimi për një organizatë kriminale që importonte kanabis të papërpunuar nga Shqipëria dhe e trafikonte atë në territorin grek. Përveç kësaj, ajo tregtonte kokainë dhe e kultivonte, duke përdorur metodën e kultivimit hidroponik me fidanë kanabis për ti trafikuar ne tregun e brendshëm dhe Evropian.

Operacioni është kryer paralelisht në disa lagje të Athinës ku janë arrestuar anëtarët e këtij grupi, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, për shkeljen e ligjeve mbi trafikimin e drogës dhe armëmbajtje pa leje. Dosja e çështjes përfshin si anëtarë të organizatës edhe shtatë persona të tjerë, pesë të huaj dhe dy greke.

Janë konfiskuar gjithashtu 6 automjete, 11,505 euro, një pistoletë me 41 fishekë, pajisje për laboratorin hidropoinik. Vlerësohet se organizata kryente një xhiro prej 6 milionë euro nga trafikimi i lëndëve narkotike

ME TE LEXUARAT