Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mashtroi policinë me identitetin e një foshnje, arrestohet pas 35 vitesh ‘mbreti’ i drogës

Një “mbret” i drogës nga Nebraska, i cili ka qenë në arrati për më shumë se 35 vjet më në fund është arrestuar.

Burri kishte jetuar me një identitet të rremë të një foshnje të vdekur në Ocala, Florida.

Howard D. Farley Jr, 72 vjeç, u arrestua në shtëpinë e tij të mërkurën, dhjetë muaj pasi u hap një hetim kur ai kërkoi një pasaportë duke dhënë informacionin e rremë.

Farley përdori emrin, datën e lindjes dhe numrin e sigurimeve shoqërore të një individi, i cili vdiq si foshnjë në vitin 1954.

Ai dukej se po përpiqej të bënte një arratisje dramatike të mërkurën kur u arrestua. Farley po përpiqej të hipte në një aeroplan privat kur autoritetet e kapën.

Burri kishte një licencë piloti false, që i ishte dhënë gjithashtu nën identitetin e rremë që ai përdori për t’iu shmangur autoriteteve për 35 vjet.

Në një njoftim nga Departamenti i Drejtësisë , Farley është veçuar si “këmba kryesore” e Linjës Jugore në Nebraska në vitet 1980, e cila ishte një linjë hekurudhore e përdorur për të shpërndarë lëndë narkotike.

Ai u padit nga një juri e madhe federale në Rrethin e Nebraskës dhe u akuzua për komplot narkotikësh në 1985 dhe ishte i vetmi nga 74 personat e paditur që nuk u kap nga autoritetet. Që atëherë, ai mori identitetin e rremë dhe u zhduk.

Sipas një ankese penale, Farley mori identitetin e një fëmije të referuar vetëm si ‘TB’ i cili lindi në Florida, në 1954 dhe vdiq tre muaj më vonë.

Ai kishte përdorur identitetin e TB për të marrë një pasaportë në mars 1987, tetor 1998 dhe tetor 2008, dhe gjithashtu kishte marrë një patentë shoferi në Florida dhe një patentë piloti, thonë zyrtarët.

Ai madje kishte përdorur pasaportën e tij për të udhëtuar në Vietnam në 2018.

Por mashtrimi i tij doli në dritë në shkurt kur, ai u përpoq të rinovonte pasaportën edhe një herë, dhe zyrtarët e kuptuan që individi supozohej të kishte vdekur.

Ata gjetën të dhënat e vdekjes së TB, dhe gjithashtu se informacioni i Sigurimeve Shoqërore për identitetin nuk ishte regjistruar deri në vitin 1987, pavarësisht se data e lindjes ishte në 1954.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet