Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Irani kërkon hakmarrje ndaj vrasjes së shkencëtarit, Izraeli paralajmëron qytetarët jashtë vendit

Izraeli paralajmëroi të enjten për një kërcënim në rritje ndaj shtetasve të tij jashtë vendit, pas thirrjes së Iranit për hakmarrje ndaj vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor iranian, javën e kaluar në Teheran.

Për vrasjen e shkencëtarit, Mohsen Fakhrizadeh, Irani ka fajësuar pjesërisht Izraelin.

“Në vazhdën e kërcënimeve të fundit nga elementët iranianë, kemi frikë se Irani mund të sulmojë objektivat izraelite”, tha ministria e jashtme izraelite.

Ajo paralajmëroi për sulme të mundshme kundër shtetasve të saj në Afrikë dhe në vendet afër Iranit, duke përmendur Gjeorgjinë, Azerbajxhanin, Turqinë, rajonin kurd të Irakut, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar, duke përmendur sulmet e kryera tashmë në Francë, Gjermani dhe Austri, tha se organizatat globale të xhihadistëve, veçanërisht grupi i Shtetit Islamik, “po demonstrojnë një motivim të lartë për të kryer sulme terroriste”.

“Është e mundur që një pjesë e valës aktuale të terrorizmit islamik të arrijë objektivat e identifikuar me Izraelin ose komunitetet hebraike, sinagogat, restorantet dhe muzeumet hebraike”, paralajmëroi ministria izraelite.

Ajo u bëri thirrje udhëtarëve të lexonin çdo paralajmërim në lidhje me destinacionin e tyre.

Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe normalizuan lidhjet me Izraelin në shtator.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi, kishte pasur në plan të vizitojë Bahrejnin në fundjavë për një konferencë rajonale, por burime diplomatike thanë për AFP se udhëtimi i tij u anulua, pasi Irani fajësoi Izraelin për vrasjen e Fakhrizadeh dhe u kërcënua me hakmarrje.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi të enjten Iranin se ka përfituar nga marrëveshja e tij ndërkombëtare bërthamore – e cila lejoi heqjen e sanksioneve ekonomike, para se ato të rivendoseshin dhe të ashpërsoheshin nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump – në mënyrë që të “shtrijë” ndikimin e tij në Irak , Jemen dhe Siri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet