Infektohen me Covid-19 tre punonjës, mbyllet Gjykata e Përmetit

Aktualitet
Infektohen me Covid-19 tre punonjës, mbyllet Gjykata e Përmetit

Covid vijon të bllokojë institucionet shtetërore në vend. Këtë herë ka qenë Gjykata e Përmetit tajo e cila ka pezulluar të gjithta seancat që ishin planifikuar deri në fund të javës tjetër.

Në gjykatë janë prekur 3 persona, duke bërë gjatë kësaj periudhe të trajtohen vetëm rastet urgjente dhe se gjykata do i hap dyert më 13 dhjetor.

Lajmi është bërë i ditur nga kancelarja e kësaj gjykate Orjana Dervishi, e cila konfirmon pezullimin e të gjitha çështjeve gjyqësore të planifikuara ditën e sotme dhe javës në vazhdim si dhe shërbimet ndaj publikut.

Dyert e Gjykatës së Faktit në Përmet do të rihapen më 13 dhjetor duke rifilluar procesin normal të funksionimit të këtij institucioni.

ME TE LEXUARAT