Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjermania përshëndet mostërheqjen e trupave amerikane

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas shprehu sot kënaqësinë për një lëvizje për të bllokuar planin e presidentit, Donald Trump për të tërhequr mijëra trupa amerikane nga Gjermania.

“Sigurisht që ne jemi të kënaqur, pasi duket se ka marrëveshje midis republikanëve dhe demokratëve në Uashington”, tha Maas në Berlin.

Diplomati i lartë gjerman siguroi qeverinë e ardhshme amerikane se ushtarët amerikanë janë të mirëpritur në vendin e tij.

“Prania e tyre jo vetëm që kontribuon në sigurinë gjermane, por forcon sigurinë e të gjithë Europës dhe më gjerë”, tha Maas.

Ligjvënësit amerikanë përmbyllën një version përfundimtar të një projektligji të shpenzimeve për mbrojtjen, në shifra rekord, që do të ndalojë edhe tërheqjen e planifikuar të trupave nga Gjermania.

Legjislacioni, i cili ende nuk është miratuar nga Kongresi, do të ndalonte tërheqjen e 34 500 trupave amerikane nga Gjermania dhe vende të tjera, brenda 120 ditëve, pasi sekretari i Mbrojtjes i paraqiti Kongresit një analizë të ndikimit të tërheqjes.

Grupi dypartiak i ligjvënësve përgjegjës për hartimin e legjislacionit njoftoi marrëveshjen, pavarësisht se Trump kërcënoi të vinte veton nëse nuk përfshinte kufizime mbi kompanitë e medieve sociale, por që nuk janë të lidhura me shpenzimet e mbrojtjes.

Projektligji rrezikon të irritojë më tej Trumpin, i cili pritet të largohet nga posti në më pak se dy muaj.

Në korrik, SHBA tha se planifikonte tërheqjen e trupave nga Gjermania, bashkë me disa të tjerë të dërguar në vendet e NATO-s.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet