Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Do vijmë të votojmë për ta rrëzuar atë qeveri!”, Basha bisedë telefonike me Kuksianin në Angli

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës së sotme në Kukës, është ndalur dhe te familja e Myrteza Iseberit, të cilit i janë larguar në emigrim të tre djemtë.

Basha shkruan në “Facebook”, teksa publikon fragmente nga biseda me familjarët, thekson se ka zhvilluar një telefonatë me njërin prej djemve të familjes, që ndodhet në Angli, i cili mes të tjerash i ka shprehur “padurimin për të larguar me votë atë që e detyroi që të largohej nga vendi bashkë me vëllezërit e tij”.

Mesazhi i Bashës:

Në Kukës u ndala në familjen e Myrteza Iseberit, të cilës i janë larguar të tre djemtë në emigrim.

Blerimi, djali i kësaj familjeje, nga Anglia gjatë një bisede në telefon më shprehu padurimin për të larguar me votë atë që e detyroi që të largohej nga vendi bashkë me vëllezërit e tij.

Të rinj si Blerim Iseberi dhe vëllezërit e tij meritojnë një qeveri që e zhvillon vendin dhe e bën më të begatë, jo një qeveri që mendon për vete.

Për shtatë vite, Edi Rama dhe miqtë e tij e kanë lënë në baltë rininë shqiptare me premtime të pambajtura dhe me shkatërrimin e ekonomisë.

Është koha ta ndryshojmë Shqipërinë dhe të sjellim shpresë të re për të rinjtë dhe vendin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet